Galiç “ndez motorët”, nis fazën riaftësuese

Laçi e riktheu në Superiore Ivan Galiç këtë verë, por kroati ishte i pafat. Në sfidën debutuese të tij në Kupë kundër Naftëtarit u dëmtua dhe pas kontrolleve mjekësore u pa se anësori kishte këputur ligamentin.

Duhej operuar dhe ka ndodhur diçka e tillë me ish-futbollistin e Flamurtarit. Galiç tani ndodhet në Kroaci dhe ka nisur fazën e riaftësimit. Do i duhen disa muaj për të qenë gati për lojë dhe te Laçi.

Mjekët kanë premtuar se për pesë muaj do të jetë i gatshëm për stafin teknik dhe tani duhet pritur pjesa e dytë e sezonit. Galiç po ndjek udhëzimet e mjekëve dhe sigurisht që mezi pret të kthehet dhe të luajë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *