Korabit mund t’i hiqen pikë, Disiplina nxjerr “zbuluar” DHKZK-në

Korabi garoi në Superiore në sezonin 2016-2017, ndërkohë që me nisjen e pjesës së dytë të sezonit pati probleme me dy prej lojtarëve titullarë. Mbrojtësit Arian Sheta dhe Emiljano Çela u pezulluan, ndërkohë që pati akuza edhe për tolerim pas humbjes së pësuar me Teutën.

Çela nuk e la me kaq dhe iu drejtua Gjykatës së Tiranës, ku hapi një padi ndaj klubit dibran për prishje të imazhit. Kërkesa nuk u pranua dhe gjithçka më pas kaloi të zgjidhej në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve

Mbrojtësi 33-vjeçar e fitoi gjyqin, por DHKZK në asnjë moment nuk e ka bërë publik vendimin e marrë. Korabi i detyrohet miliona lekë futbollistit aktual të Kastriotit, i cili tanimë ka kërkuar edhe zbatimin e vendimit.

Komisioni i Disiplinës ka zbuluar gjithçka, teksa në një nga vendimet e marra së fundmi thuhet se KD vendosi:“Pranimin e kërkesës së Emiljano Çela. Në bazë të nenit 63/1.a të KDS, detyrohet “KF Korabi” të ekzekutojë vendimin Nr.10 datë 23.09.2017 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga dita e nesërme e shpalljes së këtij vendimit. Paralajmërohet “KF Korabi”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive”.

Nëse Korabi nuk shlyen në kohë Çelën, ose nuk arrin marrëveshjen, më pas do të ketë sanksione të tjera, që nisin me heqjen e tre pikëve. Dibranët duhet të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje, ndryshe do ta pësojnë. Më parë ka qenë Flamurtari që është ndëshkuar me heqjen e gjashtë pikëve, pasi nuk shleu borxhet ndaj tre futbollistëve.

Në sajtin e FSHF-së nuk publikohen prej vitesh vendimet e marra nga DHKZK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *