Kupa e Shqipërisë është komepticioni i dytë për nga rëndësia në vend, megjithatë interesi për këtë trofe duket se nis nga raundi ccerekfinal dhe mbrapa. Në raundin e parë, formati i Kupës së Shqipërisë bën që ekipet e elitës, të ndeshjen me skuadrat e Kategorisë së Parë.
Diferencat me skuadrave janë të mëdha dhe në përgjithësi ekipet e Superiores kalojnë pa shumë vuajtje në turin tjetër, edhe pse në ndonjë ndeshje tek-tuk ndodh që të kemi ndonjë rezultat surprizë. Fakti që është një kompeticion që zhvillohet me takime vajtje-ardhje, i bën klubet që të neglizhojnë disi, flasim për skuadrat e Superiores.
Edhe pse në lojë është një nga biletat që të çon në Europa League, askush nga ekipet e elitës nuk e diskuton kualifikimin, aq s ndeshjet e para janë mundësi për lojtarët që kanë pasur pak hapësira, apo lojtarët që aktivizohen me skuadrën e dytë dhe moshat, por që marrin shansin tyre për t’u provuar nga trajneri i parë.
Me pak fjalë, turi i parë i Kupës së Shqipërisë ngjan më shumë me ndeshje testuese për skuadrat e Superiores, që të gjitha e kanë mendjen tek ndeshjet e fundjavës. Skuadrat e Kategorisë së Parë, po ashtu e flenë mendjen që nuk mund të shkojnë larg dhe ka raste që dorëzohen pa luftuar fare, i vetmi rast i surprizës nga Kategoria e Parë mund të jetë ai i Besëlidhjes, që dy edicione më parë eliminoi Partizanin dhe Flamurtarin, por më pas u ndal nga Tirana në gjysmëfinale.
Grupi A Grupi B
Veleçiku -Skënderbeu Oriku – Kukësi
Vora-Luftëtari Naftëtari-Laçi
Tërbuni-Partizani Shkumbini-Flamurtari
Besa-Kamza Turbina-Teuta
Burreli-Vllaznia Shënkolli-Lushnja
Korabi-Kastrioti Iliria-Tirana
Dinamo-Egnatia Tomori-Bylis
Besëlidhja-Erzeni Pogradeci-Apolonia