Zyrtarizime të tjera të Vllaznia, firmosin tre nga moshat

Vllaznia ka nënshkruar së fundmi me tre lojtarë që vijnë nga kompania. Klubi shkodran ka njoftuar përmes sajtit zyrtar se Brendon Smajli, Serjan Repaj dhe Emrah Fikaj kanë  pranuar ofertën e bërë nga klubi, ndërkohë që sqarohet edhe pozicioni i tyre.

“Ditët e fundit, drejtuesit e KF Vllaznia kanë firmosur tre kontrata të tjera me futbollistët e Akademisë. Bëhet fjalë për mbrojtësit Brendon Smajli e Serjan Repaj, si dhe mesfushorin Emrah Fikaj. Ata kanë qenë sezonin e kaluar pjesë e ekipit U-19, ku kanë spikatur me paraqitjet e tyre. Për këtë arsye, drejtuesit kanë menduar që me to të firmosin kontrata afatgjata.

Repaj do të vazhdojë të luajë me ekipin e të rinjve, Smajli ndërkohë është në dispozicion të trajnerit Lika me ekipin e parë, ndërsa Fikaj për momentin është duke u stërvitur me ekipin B. Të tre këta elementë konsiderohen të perspektivës, ashtu siç janë edhe Palushani, Lekaj e Shimaj, që kanë firmosur edhe ato më parë me klubin”, shkruhet në njoftimin e Vllaznisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *