Përpara disa javësh eliminoi Laçin në turin e dytë kualifikues të Europa League dhe tashmë Molde nuk ndalet edhe përballë ekipit skocez të Hibernianit.
Pas 0-0 të fiksuar në Skoci përpara një jave, në Norvegji, ekipi i drejtuar nga Ole Gunar Solskjaer ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj ekipit mik, duke gjetur Halandin në ditën e tij më të mirë, pasi futbollisti i kombëtares nordike shënoi dopietë.
Por, në play-off të Europa League do të gjetë Zenitin e Shën Pjetërburgut, që sonte shkatërroi 9-1 skuadrën e Dinamo Misnkut, që kishte fituar 4-0 në Bjellorusi.