Kakhaber Ketiani, trajneri i Torpedos, pas ndeshjes së humbur në Elbasan, por që sigurisht nuk eliminoi skuadrën gjeorgjiane, në sajë të rezultatit 5-2 në Tbilisi, ka folur në konferencën për shtyp.
Si ndiheni pas këtij kualifikimi?
Jam i kënaqur, sigurisht. Por, gjatë lojës nuk mund të them se jam i kënaqur, pasi nuk zhvilluam një paraqitje të mirë, ashtu si prisja.
U kualifikua skuadra më e mirë?
Di të them që Kukësi është një skuadër shumë e mirë. Shënuam një gol më shumë dhe jemi në raundin tjetër. i tillë është futbolli
A e menduat eliminimin pas golit të dytë të Kukësit?
Patjetër që po! Ishte skenar që më shkoi ndër mend. Jam krenar për ekipin tim. Kemi bërë krenar gjithë Gjeorgjinë me këtë kualifikim.
Kush ju bëri më shumë me dhimbje koke, Rexhinaldo apo lojtarët tuaj?
Ne ndoshta sot nuk zhvilluam një ndeshje të mirë, pasi Kukësi bëri gjithçka për t’u kualifikuar. Do ta analizojmë ndeshjen kur të kthehemi. i uroj suksese ekipit tim për të ardhmen. Lojtarët tonë janë më të mirët në botë.
Shqipëri dhe Gjeorgji, diferenca?
Dua të theksoj se Shqipëria dhe Gjeorgjia janë dy vende që po ecin në futboll. Shqipërisë i uroj vërtet suksese.