Pierluixhi Korina le postin e përzgjedhësit të arbitrave në UEFA. Vendimi i ish-arbitrit të njohur ka ardhur për arsye personale, sipas asaj që ka deklaruar vetë, pas publikimit të vendimit.
Vendin e tij e merr një tjetër italian, Roberto Rozeti, edhe ky ish-arbitër mjaft i njohur e më eksperiencë ndërkombëtare.
Korina punonte në UEFA prej vitit 2010, kur e kërkoi vetë Mishel Platini për të drejtuar sektorin e arbitrave.
I shpallur 6 herë “Arbitri më i mirë i vitit”, Kolina do të vijojë të mbajë postin e presidentit të Komisionit të arbitrave në FIFA. Në vitet e fundit Kolina është kritikuar shpesh për sjelljen e arbitrave në disa ndeshje në kupat e Europës, edhe nga vetë Italia, që i kërkoi dorëheqjen, pas eliminimit të Juventusit me penalltinë e famshme dhënë Realit në shtesë.