Simo Rumbullaku ka folur për faqen zyrtare të klubit. Mbrojtësi i krahut të majtë ka komentuar përballjen me Karabakun dhe është treguar mjaft optimist se ai dhe skuadra e tij mund të marrin kualifikimin nesër. Rrumbullaku i uron suksese ish-kapitenit të Shqipërisë, Ansi Agollit, por është besimplotë se në Baku Kukësi do të marrë një rezultat pozitiv.
“Ishte një udhëtim shumë i gjatë dhe i lodhshëm, por tani jemi këtu. Jemi akomoduar në një hotel shumë të mirë. Klima është e mirë mes lojtarëve, do pushojmë, pasi më vonë kemi stërvitje për t’u përgatitur për ndeshjen e nesërme”.
“Nuk mund të flasim për individualë, por për grupin. Në gjithë këto ndeshje deri tani ne kemi dhënë maksimumin dhe kështu do vazhdojë dhe nesër. Besojmë që do arrijmë qëllimin që është kualifikimi”.
“Me ndeshjen e parë që u zhvillua kundër Karabakut pamë se nuk kishim ndonjë diferencë të madhe me këtë ekip. Sigurisht, që kjo skuadër ka lojtar me cilësi dhe nivel shumë të lartë , por ne kemi treguar vlerat tona dhe besoj që kemi shumë mundësi të kualifikohemi dhe do japim maksimumin që të arrijmë kualifikimin”.
“Rendësi ka mos të pësojmë gol, mendoj që do na jepet mundësia që të shënojmë një gol që mund të na japi kualifikimin. Ne duhet te tregohemi të kujdesshëm ashtu si me Valeten, që u kualifikuam. besoj se do ta arrijmë këtë qëllim”
“U përballem me Ansi Agollin që është një lojtar shumë i mirë, kapiteni i Kombëtares. I uroj suksese, por besoj që ne do kualifikohemi”.
https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/1509603802518295/