Shtyhet inaugurimi i stadiumit “Fadil Vokrri”

Edhe pse ishte programuar që nesër të inaugurohej stadiumi  iri i Prishtinës “Fadil Vokrri”, nuk do të ndodhë kështu. “Gazetasheshi.com” raporton se ndeshja testuese nuk do të zhvillohet, pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur tre ditë zie për vdekjen e Adem Demaçi.

Ku vendim është marrë dhe pas konsultës së bërë ne UEFA-n, pasi ishte programuar që inspektorët të bënin ditën e nesërme vlerësimin për këtë impiant.

Ndeshja testuese do të jetë ajo e Superkupës mes Dritës dhe Prishtinës. Ky takim është programuar për t’u zhvilluar më datën 13 gusht. Më në fund dhe Kosova do të ketë një impiant modern dhe përfaqësuesja do t’i luajë ndeshjet zyrtare në shtëpi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *