Për shumë futbollistë kuqezi të kombëtares, sigurisht, e ardhmja është caktuar, por sa i përket Sokol Cikalleshit, ende nuk është sqaruar se çfarë do të ndodhë, edhe pse ai për momentin është i Osmalisporit dhe sot ka shënuar në miqësoren e luajtur ndaj Antaliasporit.
Ai realizoi golin e fitores për skuadrën e tij, në pjesën e dytë, në një kundërsulm ku ka finalizuar me këmbën e majtë në shtyllën e parë.
Sigurisht, edhe pse protagonist në fushë, sulmuesi shqiptar ende pret ofertën apo mundësinë e duhur për të lënë ekipin e Osmalisporit, pasi sezonin tjetër do të duhet të luajë në kategorinë e dytë turke, duke qenë se nuk u arrit mbijetesa sezonin e shkuar.