VIDEO | Gol “pa pa fare”, perla e radhës vjen nga Paraguaji!

Një gol i mrekullueshëm është shënuar në Paraguaji. Kandidat potencial për trofeun “Pushkas”, si një ndër golat më të bukur të sezonit. Mban firmën e Mario Rikardos. 28-vjeçari ka shënuar një gol që do mbahet mend gjatë. Ai është kapiteni i Kristóbal Kolón dhe ekipi i tij përballej me Çerro Portenon në një ndeshje për Kupën e Paraguait.

Ekipi i tij ishte në disavantazh të një goli dhe vendasit ja kanë dalë për të barazuar momentalisht (ndeshja u mbyll me rezultatin 1-3). Pikërisht Rikardo ka arritur të barazojë rezultatin me anë të një perle, duke çuar në ekstazë tifozët e tij.

E veçanta është se në moshë të vogël, Mario Rikardos kishte humbur njërin sy. Atë të majtin, kur ishte vetëm 10 vjeç. Vuajtje pafund, por djaloshi nuk u dorëzua kurrë. Shiste domate me një kushëri të vetin dhe stërvitej fort për tu bërë futbollist.

Kristobal është ekipi i zemrës dhe ai ja ka dalë të luajë për ngjyrat e saj, duke ju dhuruar tifozëve të tij dhe jo vetëm një gol të paharrueshëm. Emocione dhe lumturi në stadium, ndërsa Rikardo hedh kandidaturën për trofeun “Pushkash 2018”, një çmim që i jepet golit më të bukur të sezonit. Për më shumë shijojeni vetë magjinë e sulmuesit paraguaian…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *