Federata turke i del në krah Ozilit

Vazhdon të mbetet një ndër çështjet më të bujshme të vitit ajo e Mesut Ozilit, i cili tashmë është tërhequr nga kombëtarja gjermane, si pasojë e “racizmit dhe mungesës së respektit e mbështetjes”, sipas fjalëve të mesfushorit, pas fotove me presidentin turk Erdogan, veprim që në Gjermani u konsiderua skandal, aq sa më pas Ozil u konsiderua fajtor për dështimin e Gjermanisë në Botërorin rus.

Nëse me Federatën Gjermane konflikti është i hapur dhe Ozil ka sulmuar ashpër presidentin e saj, nga ana tjetër në Turqi kanë dalë hapur në mbrojtje të futbollistit me origjinë turke.

Presidenti i Federatës Turke, Jildirim Demiroren, ka shprehur “mbështetje totale” për Mesut Ozilin dhe familjen e tij, duke dënuar “kërcënimet dhe mesazhet poshtëruese që ka marrë futbollisti për shkak të origjinës së tij”.

“Mbështet totalisht Ozilin dhe familjen e tij dhe dënoj trajtimin, kërcënimet dhe mesazhet poshtëruese që ka marrë për shkak të origjinës së tij. Futbollistët duhet të jenë të mbrojtur kundër mesazheve të tilla dhe diskriminimit e urrejtjes”, thotë Demiroren në një komunikatë zyrtare, ku fton gjithë anëtarët e komunitetit ndërkombëtar të futbollit që të luftojnë së bashku kundër racizmit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *