Në vitin 2016 Graciano Pele ishte ndër sulmuesit të në modë në Itali dhe po zhvillonte një Europian të madh, por humbi një penallti të gjuajtur shumë keq ndaj Spanjës dhe u kthye në armik në Itali.
Ishte një moment kur asnjë klub i madh italian nuk e donte më dhe Pele bëri një zgjedhje të vështirë dhe të bujshme: shkoi në Kinë, duke firmosur për Shandong Luneng, për 20 milionë euro në vit.
Këtë vit gjithçka po ecën mbarë, Pele po shënon rregullisht dhe Shandong Luneng është në garë për titull, ndaj italiani është i lumtur dhe nuk e fsheh, duke postuar shpesh në rrjetet sociale.
Megjithatë, ka ende tifozë që e kritikojnë epërsi largimin nga Europa kur ishte në kulmin e karrierës dhe këtë të hënë dikush he Instagram shkroi: “Shih ku përfundove për paratë”.
Pele nuk ia përkoi, duke i kthyer një përgjigje të gjatë: “Pse të shoh ku përfundova? Jam super i lumtur, kam një familje të mrekullueshme, po përjetoj një eksperiencë jetësore që do të më vlejë edhe në aspektin kulturor, përveçse në atë ekonomik. Për mua nuk është vetëm sport, por edhe punë. Për fat të keq nuk zgjat gjithë jetën dhe pikërisht për këtë arsye shumë kolegë pas tërheqjes nga futbolli kanë pasur probleme. Dhe e di çfarë? Kur të kalojnë vitet e lavdisë, “tifozët” si ti nuk do të pyesin “ku humbi ai lojtar”, sepse do jesh i zënë duke bërë tifozllëk apo duke kritikuar dikë tjetër. Prandaj, të konfirmoj që jam shumë mirë dhe të uroj gjithë të mirat, që është mirë t’u urimet të gjithëve“.