Paqe mes miqsh, por nuk ka gola!

Një derbi brenda “miqve”… Miqësorja e sotme mes Skënderbeut dhe Teutës e zhvilluar në Korçë nuk ka prodhuar asnjë gol. Ndoshta faza përgatitore, ndoshta këmbët e rënda apo edhe fakti që skuadrat ende nuk janë harmonizuar, edhe pse rastet kanë qenë të shumta nga të dy anët.

Skënderbeu kishte mundur 2-0 Maliqin dhe barazoi 0-0 me Renovën në dy testet e mëparshme, ndërsa Teuta mposhti Kastriotin në të vetmen miqësore.

Një 0-0 që nuk kënaq askënd, por kënaq për faktin se dy ish-shokë skuadre të paktën kanë mundur të ritakojnë njëri-tjetrin.

Orges Shehi dhe Bledi Shkëmbi, miq të sukseseve, kanë nisur një aventurë të re, paralelisht, në dy skuadra të ndryshme.

Sa i përket ndeshjes, Shehi hodhi në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, por megjithatë nuk u shpërblye. Sakaq, Shkëmbi bëri eksperimente, duke provuar shumë të rinj.

Diçka për t’u nënvizuar është se Shehi ka punuar shumë me repartin difensiv, që në tre miqësore nuk ka pësuar asnjë gol, por duhet më shumë në sulm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online