Një stacion në metronë e Londrës është emërtuar përkohësisht Geret Sauthgejt, për të nderuar trajnerin anglez, që e drejtoi kombëtaren e Tre Luanëve deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, arritja më e madhe prej Botërorit ’90.
Emri i Sauthgejtit është shtuar te platforma ku shënohen emrat e stacioneve, si dhe në brendësi të metrosë, në stacionin në Enfield, në veri të Londrës.
Next stop – Gareth Southgate! To celebrate the achievements of the @england men's football team this summer, TfL & @VisaUK have temporarily renamed Southgate station on the @piccadillyline. Why not come down and post a #SouthgateSelfie pic.twitter.com/n8tR70qitd
— Transport for London ? (@TfL) July 16, 2018
Mark Uajld, drejtori i përgjithshëm i Metrosë në Londër, tha: “Paraqitja madhështore e Anglisë këtë verë i bashkoi njerëzit në festime. Jemi të ngazëllyer që kemi mundësinë ta tregojmë vlerësimin tonë për Geret dhe skuadrën duke emërtuar stacionin në nder të tij”. Gjithsesi, emri Sauthgejt do të qëndrojë vetëm 48 orë.
Nderim që duket i tepruar për disa njerëz, sepse lind pyetja: “Nëse Sauthgejt nderohet kështu pas 3 humbjesh e 3 fitoresh në Botëror, çfarë do ndodhte nëse Anglia shpallej kampione bote?”.
Ndërkohë, në Francë ka ndodhur e njëjta gjë, sepse operatori i Metrosë, RATP, ka ndryshuar emrat e 6 stacioneve të metrosë në Paris, me emërtime të reja si Notre Didier Deschamps, në vnd të Notre-Dame des Champs, apo “On a 2 Étoiles” – Kemi 2 yje, në vend të Charles de Gaulle-Étoile.
Francezët kanë të drejtë, mund të ndryshojnë edhe emrat e gjithë stacioneve po të duan!
[#MercilesBleus] La #RATP célèbre l’@equipedefrance sur son réseau. On vous dévoile 6 nouvelles stations de métro en l'honneur des Bleus #ChampionsDuMonde ! ? ? Toutes les infos ? https://t.co/9TdZq7Uwmp #FiersdetreBleus pic.twitter.com/lAGJhLuBm8
— Groupe RATP (@GroupeRATP) July 16, 2018