Kukësi mbërrin në Maltë, Cungu do mrekullinë

Kukësi ka rritur në Maltë, pas një udhëtimi direkt me çarter nga Tirana. Drejtuesit e Kukësit kanë menduar që të evitojnë lodhjen e pafundmi, duke ditur se në mes është një objektiv shumë i rëndësishëm dhe që mbi të gjitha sjell përfitime shumë të majme.

Skuadra është nisur në orët e para të ditës dhe në mesitë ka mbërritur në Maltë, ku është akomoduar në një prej hoteleve më luksoze. Vetë lojtarët dhe drejtuesit përmes postimeve në rrjetet sociale kanë bërë me dije mbërritjen në shtetin maltez, ku do të përballen nesër në orën 18:00 me skuadrën e Valetës. Udhëtimi ka zgjatur gati 2 orë, megjithatë lojtarët kanë kohën e mjaftueshme për të marrë veten nga udhëtimi për takimin e nesërm. Së bashku me stafin dhe lojtarët mësohet se kanë udhëtuar dhe drejtuesit e dashamirës të skuadrës, kryesisht miq të presidentit Gjici.

Pasdite skuadra do të zbresë në fushë për të kryer dhe seancën e fundit stërvitore ku trajneri Armando Cungu dhe do të kristalizojë idetë e tij për formacionin që do të hedhë në fushë. Gjithsesi nuk pritet që të ketë ndryshime të mëdha, pasi duhet kujtuar se shkodrani ka vetëm 2 ditë në krye të skuadrës dhe është shumë e vështirë që ai të përcjellë idetë e tij në vetëm 2 apo 3 seanca stërvitore. Pritshmëritë janë që në Valeta, të shohim një Kukës akoma dhe më sulmues se në “Loro Boriçi”.

Po ashtu sot është programuar dhe konferenca për shtyp, ku trajneri Cungu do të flasë përkrah kapitenit Ylli Shameti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *