Marko van Basten ka kritikuar ashpër sulmuesin e Brazilit Nejmar, duke thënë se për shkak të sjelljes së tij në ndeshjet e Kupës së Botës ylli i PSG-së u bë “gazi i botës”.
Në çdo ndeshje Nejmari fitoi faulle pa fund për Brazilin, por shpesh dukej se e ekzagjeronte me rrëzimet e panevojshme apo me pretendimin se kishte pësuar ndonjë dëmtim serioz.
Për këtë arsye, holandezi legjendar i këshillon të ndryshojë sjellje.
” Nuk është një sjellje e mirë. Duhet të japësh maksimumin dhe të tregohesh sportiv, pa aktruar shumë.
“Kjo është një pikë ku mendoj se ai duhet ta kuptojë personalisht situatën.
“Është gjithmonë e këndshme të krijohet humor gjatë ndeshjeve dhe njerëzit të qeshin, por jo në këtë mënyrë”.