DIREKT/ Belgjika vulos gjithçka, Hazard shënon golin e dytë

Belgjikë 2-0 Angli

Shënues: Munier 4′. Hazard 82′

82′ – GOOOL BELGJIKA! Aksion i shpejtë i belgëve. De Brujne jep një pasi për Hazard me kapitnein që avancon drejt portës angleze dhe godet, duke realizaur dhe goline  dytë.

80′ – Çfarë aksioni i belgëve. Fantastike kombinimet mes De Brujne – Mertens dhe Hazard, në fund goditja e Munier pritet në mënyrë spektakolare nga Pikford.

70′ – MUNDËSI E MIRË PËR ANGLINË! Aldervireld  bëhet shpëtimtar i Belgjikës. Daier del i vetë me Kurtua djhe me një parabol?7 e kalon “gardianin” belg, por Aldervireld   largon topin në vijën fatale.

66′ – Mertens avancon nga e majt dhe pason për De Brujne,  por ky i fundit nuk tregohet i saktë me pasimin e tij nga brenda zone.

55′ – Lukaku ka një mundësi ideale për të shënuar goline  dytë për Belgjikën, por sulmuesi në momenitn e fundit nuk arrin të godasë, pasi Pikford tregohet më i shpejtë.

51′ – MUNDËSI E MIRË PËR ANGLINË! Pas një harkimi nga një godtiej këndi, Stons ka mundësinë për të rrezikuar, por një prej mborjtësve belg largon reikun, duke e çuar topin në këndore.

39′ – Zëvendësim i detyruar për Belgjikën. Vermale zë vendin e Çadli të dëmtuar.

35′ – MUNDËSI E MIRË PËR BELGJIKËN! Aldervireld ka një mundësi të mirë për shënim. Pas ekzekutimit të një goditje këndi, lojtari belg provon me një goditje fluturimthi, por topi shkon pak mbi kuadratin e anglezëve.

24′ – MUNDËSI E MIRË PËR ANGLINË! Stërling ul mirë për Kejn, që provon me të parën nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

20′ – Meguajër provon me kokë, por tentativa e tij është qendrore dhe neutralizohet nga Kurtua.

17′ – De Brujne jep një pasim fantastik për Lukakun, por sulmusi e humbet vetë kontrollin e topit dhe nuk godet dot.

12′ – De Brujne ka një mundësi të mirë, por goditja e tij ndalet nga Pikford.

11′ – Stërling provon me një goditje nga distanca, por ndalet nga një prej mbrojtësve belg.

4′- GOOOOL BELGJIKA! Çadli pason nga e majta një top për Munier në qendër të zonës, i cili nuk gabon i vetëm me portierin Pikford. Aksioni i parë dhe goli i parë.

1′- NIS NDESHJA!

 

PJESA E PARË

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së parafundit të Kupës së Botës mes Anglisë dhe Belgjikës. Vendos goli i Munier që në minutën e katërt, pas një aksioni model të belgëve. Në anën tjetër shumë pasive Anglia që e ka rrezikuar pak portën e Kurtuas. Në hije si Kejn ashtu dhe Lukaku, të cilët nuk kanë ngacmuar shumë në portat kundërshtare.

Normalisht që skuadrat që luajnë për vendin e tretë dhe të katërt në Kupën e Botës janë skuadrat e dëshpëruara, pasi i shkuan shumë afër finales së madhe, por nuk e arritën dot. Belgjika dhe Anglia do të ndeshen sërish sot, në takimin e dytë këtë Botëror, pasi ishin së bashku dhe në grupe.

Ashtu si në takimin e parë është sërish një ndeshje pa shumë vlerë, pasi nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Në grupe ishte Belgjika që ju gëzua një goli të Januzajt. Në atë ndeshje kishte hapësira për lojtarët që nuk kishin pasur shumë hapësira. Gjithsesi, në atë ndeshje, të dyja skuadrat e kishin garantuar kualifikimin dhe vendi i parë nuk ishte shumë i lakmueshëm, pasi rezervonte një rrugëtim mjaft të vështirë, në raundet me eliminim direkt.

E megjithatë Belgjikë-Angli nuk është plotësisht e pavlerë. Dueli që luhet sot në orën 16:00 shërben për garën e “Këpucës së Artë”. Harri Kejn kryeson listën e golashënuesve me 6 gola, ndërsa Romelu Lukaku është ndjekësi më i afërt në kuotën 4. Një sfidë për çmimin ngushëllues, që gjithsesi nuk e zhbën zhgënjimin për finalen e munguar.

Pak minuta më parë UEFA ka nxjerrë dhe formacionet zyrtare, teksa si pritej nga minuta e parë janë si Kejn ashtu dhe Lukaku që kanë më shumë se të tjerët detyrimin për të shënuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *