“Fatsjellësi” Rafael Varan. Edhe pse një ekip me shumë talente dhe yje të nivelit ndërkombëtar, Franca do të mbështetet mbi të gjitha te mbrojtësi i qendrës, edhe për bestytni.
Praktikisht Varan është njeriu i finaleve. Në karrierën e tij ka luajtur 10 finale, duke i fituar të gjitha. Natyrisht, në të gjithë rastet me fanellën e Realit të Madridit.
Për koincidencë mungoi në finalen e Euro 2016, ku Franca u mposht nga Portugalia. Në atë ndeshje ishte i dëmtuar. Ndoshta vërtet një shenjë e fatit.
Në moshën 25-vjeçare, ai është kthyer në një prej shtyllave më të rëndësishme të ekipit madrilen, e tashmë edhe të përfaqësueses franceze. Botërori në Rusi e konfirmoi. Ndoshta trofeu i 11-të për t’u fituar.