Kampionati në Danimarkë ka nisur dhe nuk mund të niste më mirë për dy futbollistët shqiptarë që zbritën në fushë me Vejlen, përball Hobros.
Bëhet fjalë për Ylber Ramadanin e kombëtares së Shpresave dhe asaj të madhe të drejtuar nga Panuçi, dhe Arbnor Muçollin, që në janar të këtij viti u vë nën urdhrat e Alban Bushit, por shkak pasaporta nuk debutoi dot.
Vejle ka fituar 3-1 dhe paraqitja e dy mesfushorëve ka qenë shumë e mirë, sidomos e futbollistit të rritur në Danimarkë, Arbnor Muçolli.
Sa i përket Muçollit, vetëm 18 vjeç, kohë më parë do të ishte Alban Bushi, trajneri i U-21, ai që do të konfirmonte se kishte zgjedhur të përfaqësonte Shqipërinë. Madje, Bushi përfshiu edhe vëllain më të madh, Agon Muçolli, që është 18 vjeç.
“Mesfushorët Agon Muçolli dhe Arbnor Muçolli, vëllezër që luajnë te Vejle, 19 dhe 18 vjeç, së shpejti do të bëhet pjesë e kombëtares. Presim të marrin pasaportën shqiptare, pasi kanë shprehur gatishmërinë të luajnë për ne”.
https://www.youtube.com/watch?v=DJiEe6bsmNQ
Në fakt, vëzhguesit e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë punuar qe më se një vit për t’i sjellë te ekipi kuqezinj dy vëllezërit me origjinë nga Kosova, të cilët janë krijuar si futbollistë në Danimarkë.
Agoni, 19 vjeç, dhe Arbnori, 18 vjeç, të dy mesfushorë, të cilët cilësohen si talente të mëdhenj të futbollit. Edhe Kosova shprehu interes, por ata i kishin thënë “po” Shqipërisë.