Andi Lila duket se i ka idetë e qarta për të ardhmen dhe e sheh veten për shumë gjatë në futboll. Lojtari i përfaqësueses së Shqipërisë e mendon veten në botën e trajningut pas futbollit ta luajtur, pasi mësohet se sot ai ka përfunduar kursin e trajnerit në nivelin e UEFA B.
Lila është 32 vjeç, por siç duket ka gjetur mundësinë që të rezervojë disa ditë për kursin që zhvillohet në tiranë, për t’i hapur udhë që në të ardhmen të nisë dhe kurset e niveleve më të larta.
Të paktën dhe për dy vite do të jetë aktiv në futbollin e luajtur dhe ndoshta dhe për më shumë, pasi vetë ai pak ditë më parë, njoftoi se pas dy vitesh do të veshë sërish fanellën e Tiranës.
Së bashku me Lilën, kursin e trajnerit po e zhvillon dhe Erand Hoxha, mbrojtësi 33-vjeçar që edicionin e fundit ka luajtur tek Korabi. Ka qenë dibrani që e ka njoftuar mbarimin e kursit, përmes fotove të hedhura në “Facebook”.