Mërgim Mavraj ka mbaruar pushimet, edhe pse ende mbetet me valixhe në dorë. Sepse, e ardhmja e tij mund të mos jetë në Gjermani, në kategorinë e dytë, por diku tjetër, me Arabinë dhe Turqinë që janë më pranë si destinacione, apo edhe Serinë B italiane…
Sot, mbrojtësi i Shqipërisë ka postuar foto në Instagram me fanellën e Hamburgut, duke shkruar “Gëzuar Vitin e Ri 2018-2019”, pra duke lënë për të menduar se do të vazhdojë me klubin aktual, por fakti është që ka shkruar edhe diçka tjetër, “pavarësisht nga”.