VIDEO | Venstpils turpëron Luftëtarin, kualifikimi një ëndërr

Në Gjirokastër zor se ka ndonjë që beson se Luftëtari kalon në turin e dytë.  Humbja 5-0 në Letoni me Ventspils i ka vënë “vulën” gjithçkaje. Një ndeshje me dy tablo, në të parën bluzinjtë ishin katastrofë, kurse në të dytën pati një reagim të skuadrës së Kostic, që goditi edhe tranversën me Shkurtajn, por nuk e realizoi golin e nderit. Në fund pati një episod të dyshimtë për gol të Luftëtarit, por arbitri mendoi se topi nuk kishte kaluar vijën fatale dhe gjithçka u mbyll 5-0 në favor të Venstpils.

NDESHJA – Rezultati flet vetë. Pesë gola të pësuar dhe vetëm një tentativë e Shkurtajt nuk janë asgjë. Mbrojtja lë për të dëshiruar, ndryshimet e pësuara duken se kanë ndikuar negativisht dhe skuadra bluzi është e palidhur.

Akiniemi vallëzon dhe e ndalin vetëm në mënyrë të parregullt. Një herë Janiçiç dhe njëherë Xhekson shkaktuan penalti, që u kthyen në gola, ndërkohë që sulmuesi 19-vjeçar nigerian shënon edhe me kokë e këmbë në aksione. Tosin shënoi një prej gola dhe pjesa e parë u mbyll 5-0. Luftëtari i turpshëm.

Në pjesën e dytë vendasit tërhiqen dhe presin gjirokastritët, të cilët janë aktivë, por pesë golat e fraksionit të parë të lojës rëndojnë shumë. Erjon Vucaj provon të shënojë, por ndalet nga portieri vendas. Shkurtaj ai del të gjejë rrugën e rrjetës, nuk ka gol, pasi më parë ishte akorduar faull. Më pas vlonjatin e ndali traversa, kurse në një rast tjetër pretendoi për penallti. Përpjekjet nuk mjaftuan dhe në fund dolën të mposhtur. Kualifikimi? I pamundur!

Episodet – Ka nisur takimi dhe Luftëtari pret më së shumti kundërshtarin në minutat e para.

GOL 8′ – Janiçiç pengon një nga lojtarët miq dhe penallti. Akiniemi, që edhe u fitoi 11-metërshin, nuk gabon para portierit Bukovski 1-0

GOL 12′ – Kundërsulm i Ventspils pas një tërikuperuar në zonëne tyre. Sërish protagonist Akiniemi, i cili përballë portierit të Luftëtarit nuk gabon. 2-0

GOL 24′ – Goditje dënimi për Ventspils. harkim në zonë dhe Akiniemi me kokë realizoi sërish. 3-0

34 ‘ – Shkurtaj brenda zonës kërkon portën e portierit vendas, por topi i goditur prej tij ndalet. Rast i mirë për Luftëtarin
GOL 36′ – Këtë herë është Xhekson që mban një prej lojtarëve të Ventspils dhe Tosin realizon golin e katërt 4-0
GOL 43′ – Mbrojtja e Luftëtarit fut ujë. Akiniemi realizon sërish. Kapitullojnë gjirokastritët. 5-0

PJESA E DYTË / Luftëtari mundohet të marrë drejtimin e lojës, por pa rrezik për vendasit, që vendosen mirë dhe kundërsulmojnë

58′ – Krosim në zonë nga një goditje këndi, Moreira Batista kërkon portën e Bukovskit, pa sukses.

65′ – erjon Vucaj lëshon një goditje të fortë diagonal, pret portieri vendas. I rrezikshëm shkodrani.

68′ – GOL I ANULUAR. Vasil Shkurtaj pas një harkimi në zonë e dërgon topin në rrjetë me një goditje me kokë. Abritri e anulon dhe jep faull për vendasit, pasi sulmuesi vloanjt shtyn lojtarin kundështar.

70′  – Vasil Shkuraj ndalet nga tranversa. Shumë pranë portës, me kokë sulmuesi nuk realizon. Topi i ngelur në zonë largohet nga mbrojtësit e Ventspils

EUROPA LEAGUE – TURI I PARË

Ventspils-Luftëtari 5-0
Shënues:
Akiniemi 8′ (pen.), 12′, 24′, 43′ ; Tosin 36′ (pen.),

Venstpils: Uvarenko, Jagodinskis, Rugins (Talbergs 89′) , Pavlov (Kolesovs 64′), Alfa, Tosin, Akiniemi, M. Neziri, Manjgaladze, Mamah, Monteiro Batista

Luftëtari: Bukovski, Liçaj, Rapa, Janiçiç, Jackson, Aleksi, Ramadani (Rapo 82′), Vucaj, Miloslavljev (Ymeraj 64′), Bregu, Shkurtaj

Gjyqtarë: Vasilis Dimitriou, Marios Dimitriadis, Pavlos Georgiou, Georgios Nikolaou (Qipro)
Karton i verdhë: Jagodinskis 45+2′ / Milosljavljev 23′, Janiçiç 61′

Luftëtari do të luajë sot ndeshjen e parë në histori në kupat e Europës, kur të përballet me letonezët e Ventspils në vajtjen e turit të parë në Europa League (16:45 ora jonë).

Gjirokastritët paraqiten në këtë ndeshje të parë sezonale me një trajner të ri, sllovenin Milosh Kostiç, i cili për ndeshjen e sotme do të hedhë në fushë një fomacion me skemë 4-2-3-1.

Në portë debuton portieri Hërvoje Bukovski, Liçaj e Xhekson nga krahët e mbrojtjes dhe Rapa e debutuesi tjetër Janiçiç në qendër.

Aleksi e Ramadani do të formojnë si zakonisht dyshen e qendrës në mesfushë, ndërsa Vucaj e Vladan Milosavljev do të debutojnë në repartin e avancuar, sepse së bashku me Dejvi Bregun do të mbështetin sulmuesin e vet Shkurtaj.

Në krahun tjetër, Ventspils drejtohet nga malazezi Dejan Vukiçeviç, i cili ka dalë dy herë kampion në Malin e Zi me dy ekp të ndryshme dhe sot hedh në fushë një formacion me skemë 4-3-3, ku do të duhet kujdes sidomos nga afrikani i talentuar Adeleke Akiniemi. Te Ventspils debuton sot edhe një shqiptar, mbrojtësi i majtë 27-vjeçar Mexhit Neziri. Tetovari ka shkëlqyer dy sezonet e fundit te Renova dhe para pak ditësh ka firmosur për Ventspils, ku sot luan ndeshjen e tij të parë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *