Tifozet seksi janë një prej pamjeve më të bukura dhe më të reklamuara në stadiumet e futbollit. Por, tashmë FIFA ka marrë një vendim të befasishëm. Institucioni që drejton futbollin botëror do ti kërkojë trupave televizive që prodhojnë sinjalin e ndeshjeve që të reduktojnë në maksimum imazhet e bukurosheve në tribuna.
[Best_Wordpress_Gallery id=”17″ gal_title=”Rusi”]
Këto pamje cilësohen me karakter seksist. Konfirmimi u dha nga shefi i Departamentit për Çështjet Sociale të FIFA-s, Federiko Adieki. Ai theksoi se gjatë Botërorit 2018 në Rusi, çështjet e seksizmit ishin më të theksuara se ato të racizmit.
Në veçanti janë verifikuar raste të shumta ttë ngacmimeve seksuale nga tifozët kundrejt gazetareve në terren. Funksionari i lart i FIFA-s shtoi se vendimi është një “evoluim normal”, duke theksuar se në krahasim me edicionin e kaluar të Kupës së Botës, imazhet e ndeshjeve janë përmirësuar në mënyrë të dukshme.