Trajneri i Valetës: Shumë i kënaqur, por nëse shënonim…

Trajneri i Valetës Danilo Donçiç ka mbetur i kënaqur nga barazimi në Shkodër ndaj Kukësit, edhe pse e pranon se barazimi pa gola është rezultat shumë i sikletshëm.

“Jam i lumtur me barazimin, edhe pse raste patëm dhe ishin më të pastra se të Kukësit. Do kisha dashur të shënonim, por edhe kështu jam i kënaqur”.

– A e prisje kështu Kukësin?
Kukësi është ekip i fortë dhe e dinim, por forca e vërtetë dallohet në fushë. Në pjesën e parë luajtëm me kujdes, për ta njohur kundërshtarin, në të dytën u përmirësuam dhe krijuam raste në kundërsulm.

– Shanset?
Ende 50-50. Do të luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, por mbetet gjithçka e hapur për të dyja ekipet, Kukësi ka shumë eksperiencë në Europë.

– Do ishte dështim eliminimi?
Besoj se po, morëm një barazim të mirë sot dhe do të zhgënjehemi nëse nuk ia dalim të fitojmë.

– Thatë që Kukësi ishte favorit para ndeshjes.
Nuk e thashë për kurth. Kukësi luante në shtëpi, nuk e njihnim si skuadër dhe kishim përballë rival me eksperiencë. Tani njihemi më mirë, kemi besim te kualifikimi. Kukësi ishte shumë i fortë në lojën në ajër, ku veçoj kapitenin Shameti. Edhe lojtarët e tjerë të mesfushës dhe anësorët ishin shumë të rrezikshëm, por punuam shumë për t’i bllokuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *