Xhixhi Bufon është prezantuar sot me fanellën e re, të PSG-së, ku do të luajë sezonin e ardhshëm. I pranishëm ishte presidenti Naser Al-Kelaifi, i cili foli shkurt duke i dhënë fjalën portierit legjendar, i cili u prezantua duke folur një frëngjishte të mirë, shenjë se ka punuar jo pak me gjuhën në javët e fundi.
“E zgjodha PSG-në për shumë arsye. Ndoshta për magjinë e Parisit, për entuziazmin e tifozëve dhe të drejtuesve. Faleminderit për pritjen e shkëlqyer.
“Kontakti i parë? Ishte një surprizë e këndshme, në maj më erdhi kjo ofertë nga PSG, në një kohë që unë po planifikoja fundin e karrierës.
“Champions? Kam kohë që e ndjek si objektiv, shumë më parë se PSG. Nuk mund të them që më është kthyer në një fiksim, por në një objektiv të përvitshëm, ashtu si i është kthyer tashmë edhe PSG-së. Mendoj se mund të kontribuoj për të rritur edhe më shumë nivelin e këtij klubi, për të tentuar arritjen e një objektivi madhor, që është fitimi i Champions League, edhe pse nuk duhet të përqendrojmë gjithçka vetëm te arritja e këtij synimi. PSG ka lojtarë shumë të talentuar, por i duhet kohë dhe një trajner i zoti për të triumfuar edhe në Europë.
“E ardhmja? Nuk bëj më plane, jetoj momentin dhe do të vazhdoj derisa të ndihem mirë fizikisht dhe mendërisht. Jam 40 vjeç, kam luajtur gjithnjë titullar që nga koha e Parmës, por askush nuk ma garantuar vendin në formacion dhe gjithnjë më është dashur të luftoj për ta merituar hapësirën në skuadër. Dua të tregoj se jam ende një portier i madh dhe mendoj se do t’ia dal mbanë. Për 27 vite mes Parmës e Juves kisha krijuar një zonë rehatie që nuk më pëlqente, tani ndihem mirë që kam nisur këtë aventurë, ku mësoj shumë gjëra të reja. Nuk mund ta refuzoja”.
“Botërori? Para startit mendoja se Brazili ishte favorit për ta fituar. Tani Brazili është eliminuar, ndërsa Franca ka konfirmuar se ka një ekip të shkëlqyer, me trajner të shkëlqyer dhe shumë lojtarë klasi, ndaj mendoj se ka shanse të mëdha për ta fituar Kupën e Botës”.
“Nejmar? Besoj se do të kthehet edhe më i uritur dhe i motivuar në Paris, pas zhgënjimit në Kupën e Botës”.
“Liga 1? Është një kampionat që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, edhe falë investimeve nga klube si PSG. Pastaj janë Lioni, Marseja dhe klube të tjera me traditë të madhe”.
L’arrivée de @gianluigibuffon au Centre Ooredoo ce matin, suivi du premier entraînement ?
? #OneOfUs pic.twitter.com/TD050yRQ3F
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 9, 2018