Ish-administratori i Milanit, Adriano Galiani, është një dhelpër e vërtetë. Ai njihet për lidhjet e tij të forta në futboll dhe pavarësisht se është shkëputur nga Milani dhe nuk ka një pozicion aktiv në ndonjë klub, di shumë. Italiani ka një marrëdhënie mjaft të mira me presidentin e Real Madrid-it, Florentino Perez.
Ai u pyet nga “Corriere della Sera” në lidhje me kalimin e mundshëm të Ronaldos te Juventusi. Galiani u përgjigj me mjaft diplomaci dhe i la të gjithë në tension. “Jam shumë mik me presidentin e Reali, Perez.
Ne bisedojmë shpesh për operacionet e mundshme të Real Madridit në tregun e transferimeve. Ronaldo? Le të themi që nuk di gjë…”, – u shpreh ai duke shtuar hijet e dyshimet në lidhje me këtë situatë. Gjithçka po bëhet më e qartë tashmë dhe sa më shumë kalojnë orët, Ronaldo shihet më afër Juventusit.