Sulmuesi Sokol Cikalleshi mund të mbetet në superligën turke të futbollit. Mediet turke bëjnë me dije se kavajasi po kërkohet me ngulm nga skuadra e Goztepes. Interesim i çuditshëm, pasi kjo skuadër është ndër ekipet elitare të Turqisë. Sezonin e fundit e mbylli në vendin e 6-të. Një pozicion mjaft i mirë kur sheh konkurrencën e madhe në shtetin fqinj.
Ekipi i Goztepes po mendon të përforcojë sulmin dhe ka hedhur piketat te disa emra të rëndësishëm në superligën turke. Shqiptari Sokol Cikalleshi nuk është i vetmi i piketuar, pasi bëhet fjalë dhe për sulmuesin e mirënjohur, Samuel Eto, por dhe uruguaianin Abel Hernandez.
Cikalleshi mund të arrihet më lehtë, pasi dëshira e tij është të largohet nga Osmanlispori dhe të jetë pjesë e ligës së parë turke. Ai është më i lirë se Eto dhe Hernandez, prandaj dhe drejtuesit e Goztepes mund ta shohin me prioritet. Cikalleshi ka eksperiencë në Turqi dhe do të ishte një goditje e mirë.