Belgjika ka arritur për të dytën herë radhazi në një Botëror fazën çerekfinale. Një rezultat i jashtëzakonshëm dhe është hera e parë në histori për këtë kombëtare.
Sakaq, përpara belgëve, vetëm Gjermania kishte arritur që të përmbyste një ndeshje me eliminim direkt në fazën me eliminim direkt në një Botëror. Bëhet fjalë për Gjermaninë Perëndimore kundër Anglisë në vitin 1970.
Jan Vertongen, sakaq, ka shënuar nga 18,6 metra me kokë. Eshtë largësia më e madhe në një Botëror që kur “Opta” mbledh të dhënat, pra nga viti 1966.
Sakaq, goli i Genki Haraguçit është i pari historik për Japoninë në fazën me eliminim direkt në Botëror. Historik!