Hamburgu “toleron” Mavrajn, leje speciale për mbrojtësin shqiptar

Mërgim Mavraj luan rolin e një “antagonisti” në ekipin e Hamburgut. Trajneri Kristjan Titz nuk e do në skuadër, shqiptari nuk mund ta shohë me sy teknikun gjerman, pasi sezonin e kaluar e nxori jashtë ekipi duke e dërguar të stërvitej në ekipin e dytë, ndërsa drejtuesit e klubit duan të heqin dorë nga rroga e tij e majme që është një barrë për arkat e klubit.

Në kushte të njëjta me mbrojtësin 32-vjeçar janë dhe greku Kiriakos Papadoplos dhe Bobi Ud. Të gjithë kishin leje speciale nga klubi më shumë se pjesa tjetër e ekipit për një qëllim: të gjejnë ekip të ri. Sot të 3 duhej t’i bashkoheshin ekipit nëse nuk do të nënshkruanin me klub të ri. Greku dhe amerikani do të jenë nën urdhrat e teknikut Titz, por jo shqiptari.

Mavraj ka marrë dhe dy ditë më shumë leje nga klubi gjerman. Shtatlarti është afër arritjes së marrëveshjes me një ekip të ri, por nëse nuk ia del mbanë, ai do të kthehet në stërvitje me Hamburgun të mërkurën. Rikthimi i tij nuk dihet nëse do të ndodhë me ekipin e parë, apo direkt me ekipin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *