Trajneri i Spanjës Fernando Hierro e di mirë se çfarë e pret në përballjen me Rusinë. Ai beson se skuadra e tij nuk do të ndalet këtu, por do të shkojë më tej, edhe pse e di se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Statistikat? Tekniku i spanjollëve e thekson se ato janë bërë për t’u thyer:
NDESHJA ME RUSINË – “Ne kemi një plan të qartë dhe atë çka duam. Futbolli është një lojë me gabime dhe në fund fiton është ai që bën gabimin më pak. Ne duhet të minimizojmë gabimet tona. E dimë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të mendojmë me optimizëm, pasi ne kemi qenë gjithnjë luftarak në lojë, paçka se kemi zbritur katër vende në tabelë. Ne jemi të vetëdijshëm se çfarë na pret në këtë ndeshje dhe në çfarë kushtesh do të jemi. Kemi besim te vetja, që të 23 lojtarët që janë këtu kanë besim të plotë. Ne i analizojmë rivalët, por ne jemi pozitive. Ne do të përshtatemi me të gjitha situatat që mund të përballemi në fushën e lojës”.
NDRYSHIMET NGA EUROPIANE. “Më duket që i përket së shkuarës. Rusia është kombëtare fizike, por që e përdor mirë topin. Gjithsesi, mendoj se mund ta godasim me armët tona. Në fund do vendosin detajet e vogla”.
ATMOSFERA – “Kur kemi luajtur me Rusinë në St. Petersburg ata kanë ushtruar shuam presion, megjithatë nuk besoj se diçka e tillë do të ndodhë në këtë ndeshje. Statistikat janë bërë për t’u thyer dhe ne nuk do të shohim pas. Nuk e kuptoj pse duhet të shohim pas. ne do shohim çdo të ndodhë nesër, pasi kemi 11.5 milion spanjollë me ne që do na ndjekin nga TV. Besoj se do të vazhdojmë dhe nuk do të largohemi, pasi kemi një skuadër mjaft të mirë”.
PRECEDENTI I GJERMANISË – “Nuk mund të them asgjë, sepse është një ekip i shkëlqyer. Unë nuk jam askush që ti gjykoj ata”.