Tirana zyrtarizoi sot firmën me talentin Muçi, por ndërkohë ka pasur gati edhe një lëvizje në merkato, sepse ka prezantuar përforcimin e fundit, mbrojtësin Eni Imami.
25-vjeçari, i cili në karrierën e vet ka dalë dy herë kampion dhe luan në Superiore prej vitit 2010, në dy sezonet e fundit ishte pjsë e Kukësit, duke luajtur një numër të madh ndeshjesh, herë në mesfushë e herë në mbrojtje, duke qenë një lojtar polivalent.
Në fund të sezonit të sapombyllur Imami vendosi të largohej nga Kukësi, duke parë hapësirat e pakta me trajnerin Peter Pakult.
Sot Imami ka firmosur për Tiranën, duke u veshur bardheblu për dy sezonet e ardhshme.
Një përforcim me vlerë për Tiranën, duke qenë se Imami bën mbrojtësin e majtë, por edhe mesfushorin.