Sot u mbyllën ndeshjet e grupeve në Kupën e Botës, me Anglinë që do të përballet me Kolumbinë në 1/8at e finaleve. Short i ndërlikuar, por nëse kalohet rivali amerikano-jugor, Anglia e ka më të lehtë të kapë gjysmëfinalet, në krahasim me Belgjikën, që përpara ka Japoninë dhe më pas (gjithnjë nëse fiton) Brazilin ose Meksikën.
Të shtunën luhen dy ndër ndeshjet më të forta e interesante, me Uruguain që përballet me Portugalinë, ndërsa Franca e Argjentina luajnë një ndeshje të madhe, nga ato që cilësohen finale.
E diela ofron dy sfida të çekuilibruara në letër, sepse Spanja është dukshëm favorite ndaj Rusisë, por edhe Kroacia ndaj Danimarkës niset superiore.
Të hënën Brazili kundër Meksikës dhe Belgjika kundër Japonisë, sërish sfida me dy skuadra dukshëm favorite.
Në fund, të martën Suedia do të ndeshet me Zvicrën deh Anglia me Kolumbinë. Parashikimi? I pamundur!