“Nuk bëhen llogari, ndryshe e pëson si Gjermania!”

Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, përpara ndeshjes me Anglinë, tha se nuk ka rëndësi rezultati i kësaj sfide, pasi objektivi kualifikim ishte llogaritur. Të gjithë menduan se e bëri për të dhënë mesazhin e vendit të dytë, si llogari për rrugën e mëtejshme, por fusha foli ndryshe, me fitoren e Belgjikës, me gol të Adnan Januzajt.

“Fitorja është rrjedhojë e një paraqitje mjaft të mirë. Nuk mund të planifikosh skenarin ideal, pasi po shohim kombëtare të madhe të eliminohen. Duhet të kujdesemi për veten. Jemi një grup edhe më i fortë nga sa kemi qenë pa nisur Botërori. Do të përballemi me Japoninë dhe mund të them që jemi mëse gati”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *