Belgjika serioze, Januzaj i “dhuron” vendin e dytë Anglisë

Ishte një garë për vendin e dytë dhe e “fitoi” Anglia. Sfida kundër Belgjikës nuk kishte asnjë vlerë për Anglinë, që synonte të mos fitonte, ashtu si Belgjika, për të shkuar në krahun e lehtë të shortit të Kupës së Botës, por në fund Belgjika me apo pa dashje, u tregua më serioze.

Djajtë e Kuq fituan 1-0, me një gol nga Januzaj në fillim të pjesës së dytë, gol fantastik, që ndryshoi gjithçka, sepse Belgjika fitoi grupin. Në përgjithësi Anglia ishte inferiore dhe pa dëshirë, shenjë se trajneri Sauthgejt i kishte sa për fasandë deklaratat e pragndeshjes.

Gjatë gjithë takimit belgët e kërkuan më shumë golin dhe në fund mund të shënonin sërish. Tre pikë që dhurojnë kreun, por edhe një short ferri pas Japonisë, nëse kalohen aziatikët, sepse në horizont është Brazili.

Në ndeshjen tjetër të grupit fitoi Tunizia, me përmbysje, që do të thotë se Panamaja e vogël kthehet në shtëpi pa pikë, por gjithsesi largohet me festë, sepse pjesëmarrja në Botëror është diçka historike.

Standings provided by Sofascore LiveScore

ANGLI – BELGJIKË     0-1

Shënues: Januzaj 50′

PANAMA – TUNIZI     1-2

Shënues: Meriah 33′ aut. / Ben Jusef 51′, Hazri 66′

66′ TUNIZIA GOL! Për krenari, Tunizia e përmbys dhe është pranë suksesit. Largimi do të jetë më pak i hidhur, por gjithsesi Afrika ka dalë kokulur nga ky Kampionat Botëror!

50′ GOL BELGJIKA! Januzaj shënon për Djajtë e kuq, Anglia zbret e dyta në grup, që është lajm fantastik për Tre Luanët! Barazon edhe Tunizia.

33′ GOL PANAMAJA! Ndërkohë, Belgjika merr sërish karton të verdhë, si pa dashje.

19′ Belgjika merr karton të verdhë. Anglia tani është e para, me dy kartonë më pak se Belgjika.

10′ Belgjika pranë golit, Anglia rrezikon me një rrëmujë totale në zonë, por Kahill largon mbi vijën fatale. Start i shpejtë.

1′ NISIN NDESHJET

Askush nuk dëshiron të fitojë. Sot në mbrëmje prej orës 20.00 luhet një ndeshje absurde mes Anglisë e Belgjikës, sfidë ku duket qartë që secila palë kërkon të mos fitojë.

Synimi është vendi i dytë në grup, për të luajtur kundër Kolumbisë në turin e dytë dhe kundër fituesit të Suedi-Zvicër në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Anglia luan me 9 rezerva, Belgjika me gjithë rezervat, aq sa ka gjetur vend edhe Januzaj.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër mes Panamasë e Tunizisë luhet për krenari dhe pikët e para në Botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *