Në ndeshjen e parë të grupit F sot, Meksika duhet të tregojë kundër Koresë së Jugut se suksesi ndaj Gjermanisë nuk ishte rastësi.
Paraqitja e meksikanëve ishte mbresëlënëe dhe tashmë krejt papritur janë ata favoritët për të fituar grupin, por Korea e Jugut luan shansin e fundit, pas humbjes ndaj Suedisë.
Aziatikët konfirmuarn se kanë shumë probleme në fazën sulmuese dhe në teori duket një ndeshje që nuk premton shumë gola, ashtu si dy ndeshjet e luajtura deri tani në grup, por nëse Meksika do të ketë sërish hapësirat që pati ndaj Gjermanisë, zor se do të gabojë aq shumë si javën e shkuar.