Sulmuesi i lajmëruar prej 10 ditësh bashkohet me Kukësin

Ishte paralajmëruar që në 6 qershor dhe tashmë Dino Shpehar është sulmuesi më i ri i Kukësit. Bëhet fjalë për djalin e Roberto Shpehar, një prej lojtarëve më me emër në Kroaci. Te Kukësi besojnë se te lojtari i Dunarea Kalarash do të gjejnë pasuesin e Gurit, edhe pse nuk janë i njëjti rol.

Shpehar ka “shëtitur” në shumë skuadra dhe nuk ka mundur që të shkëlqejë dhe te Kukësi do të kërkojë që të rilindë. Mosha e tij premtuese i bën drejtuesit e Kukësit që të besojnë se mund të kryejnë një tjetër transferim fitimprurës.

Kartoni i Spehar ka qenë në pronësi të skuadrës së CFR Kluzh në Rumani, por tani është një lojtar i lirë. Në të shkuarën sulmuesi në fjalë është aktivizuar Osijek, Dinamo Zagreb, Istra 1961 e Split si dhe me moshat e Kroacisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online