Në Spanjë ka lindur një çështje Pike: një kompani e zotëruar prej tij regjistroi një dokumentar me protagonist Antuan Grizman, me francezin që lajmëronte se do të qëndronte tek Atletiko. E njëjta kompani kishte xhiruar edhe versionin B, atë të kalimit të Grizmanit të Barcelona, kur sulmuesi kishte dyshime dhe mendonte largimin.
Një gjë e tillë iu duk e çuditshme Barcelonës dhe ka pasur hatërmbetje ndaj Pikesë, sepse logjikisht ai e dinte që Grizman do qëndronte në Madrid dhe Barça nuk dinte asgjë deri dje, kur u publikua videoja e Grizmanit.
Megjithatë, pas barazimit ndaj Portugalisë Pik doli para gazetarëve për të sqaruar këtë histori: “Para disa muajsh Grizman më tha që po mendonte për të ardhmen e tij dhe një mundësi ishte edhe Barcelona. Më tha që mund ta regjistronim, për ta bërë si dokumentar, një gjë e re, e veçantë. Nuk isha në kontakt të përditshëm, nuk e dija vendimin e tij. Dje me njoftuan që do qëndronte dhe doli edhe videoja. Ishte diçka që do ndodhte gjithsesi, nuk ka kuptim të me kritikojnë. Unë nuk i kam dhënë asnjë këshillë, thjesht kemi vendosur kamerat për të parë sa e vështirë është. Nuk janë xhiruar dy versione, vetëm ai që doli ekziston.
“Bartomeu? Fola me të, gjithçka në rregull. Ishte pak i mërzitur, sepse shpresonte se në fund Grizman do të bashkohej me Barcelonën”.
LOPETEGUI – Reali ka marrë një trajner të shkëlqyer. Situata e krijuar na ka mërzitur. Nuk ka asgjë të keqe nëse dikush flet me një klub, nuk më bezdisi fakti që Lopetegui negocionte me Realin. Ndoshta mund të diskutohet forma, mënyra si u bë publike, kjo nuk janë pëlqeu presidentit të federatës”.
E ARDHMJA E PIKESË – “Pas Botërorit do të tërhiqem nga Kombëtarja. Shpresoj të largohem si kampion bote”.