Pas një pritjeje 28-vjeçare, përfaqësuesja egjiptiane kthehet në Kupën e Botës dhe do të ndeshet sot në orën 14.00 me Uruguain. Morali te skuadra e “Faraonëve” është i lartë, pasi ditën e djeshme stafi mjekësor i kombëtares ka dhënë “dritën jeshile” për yllin e skuadrës, Mohamed Salah. 25-vjeçari dëmtoi shpatullën në finalen e Champions-it më 26 maj pas një dyluftimi për top me Sergio Ramosin dhe shanset që ai të riaftësohej në kohë për ndeshjen e sotme ishin tepër të pakta, por me pak fat Salah ia ka dalë të jetë gati për trajnerin Hektor Kuper.
URUGUAI
Amerikano-jugorët vijnë si favoritët absolutë të “Grupit A”. Edhe pse Uruguai është kombi më i vogël përsa i përket popullsisë me tre milionë banorë (30-fish më pak Egjipti), ata janë një ndër “fabrikat” e talenteve dhe kanë një formacion të mbushur me lojtarë që luajnë në ekipet më të forta në Europë. Sulmi është pika e fortë e dy herë kampionëve të botës me dyshen Kavani-Suarez, e cila në letër frikëson edhe ekipet pretendente. Para Kupës së Botës Uruguai luajti vetëm një miqësore, edhe ajo pa shumë vlerë, sepse përballë ishte Uzbekistani i dobët.
Formacionet e mundshme
Egjipti (4-2-3-1)
Esam El-Hadari – Fathi Gabr Hegazi Shafi – Hamed Elneni – Salah El-Said Trezëge – Kuka
Uruguai (4-3-1-2)
Muslera – Rodrigez, Gimenez, Godin, Kaseres – Nandez, Vesino, Bentakur – Arraskaeta – Suarez, Kavani