Kukësi ka kompletuar krahun e djathtë të mbrojtjes dhe po ashtu nuk ka më nevojë për qendërmbrojtës, por ndërkohë në të majtë ka boshllëk. Simon Rrumbullaku nuk është kthyer në Shqipëri dhe pret të transferohet në ndonjë kampionat të huaj, ndaj drejtuesit e Kukësit i janë futur punës për të gjetur pasuesin e tij.
Në listë ka pasur shumë emra kohët e fundit, por Sport Ekspres mëson se i përzgjedhuri është Vangjel Zguro, i cili pritet të firmosë deri nesër.
Anësori 25-vjeçar ka shumë eksperiencë në Superiore dhe në 2 sezonet e fundit ka luajtur në 3 ekipe, duke shkëlqyer në çdo ekip që ka luajtur. Në janar pogradecari u largua me polemika nga Luftëtari dhe firmosi për Kamzën, ku luajti 16 ndeshje nga minuta e parë, minutash që do të ishte edhe më i madh, po të mos ishte për ndonjë pezullim.
Pikërisht kjo është pika e dobët e mbrojtësit re fuqishëm, i cili merr kartonë të verdhë me shumicë, 25 të tillë në 2 sezone në Superiore. Loja e tij e ashpër e fut në telashe me arbitrat, por edhe klubet ku ka luajtur, por me siguri Pakult do të dijë ta “shtrojë”.