Kanselo “i mbyllur”. Por, jo në sensin pozitiv për Juventusin. Gjithçka bëhet malore, në fakt, sipas lajmeve të fundit, sa i përket rrugës për të mbërritur te mbrojtësi portugez të cilin Interi nuk e bleu sipas mundësisë që kishte në kontratën e huazimit. Marota dhe Paratiçi, orët e fundit, kanë provuar që të përfshijnë në negociata edhe Pjacan, kroatin që tani rrezikon një minusvlerë për shkak se nuk ka shfaqur potencialin e tij.
Marko vlerësohet 20 mln euro nga drejtuesit bardhezi, që do të donin të jepnin edhe 15 mln euro kesh, por Valencia ka mbyllur derën duke thënë se “nuk do të shkojë te Juventusi”, sipas fjalëve të agjentit Naleteliç. Andaluzët, në fakt, duan 45 mln euro të thata dhe pa asnjë lojtar, pasi kanë hallin e fair play financiar dhe brenda 30 qershorit duhet të paraqesin në UEFA bilancet pozitive. “Nuk do të pranojmë asnjë lojtar në marrëveshje”. Kështu, mbetet Uolverhemtoni në Premier League, me ish-trajnerin valencian Nuno. Kanselo pret të njohë të ardhmen, që mund të mos jetë më në Itali.