Parajsat fiskale po kthehen në një problem të madh në futboll dhe tashmë kanë “përfshirë” tentakulat e tyre në thuajse çdo klub, që në një mënyrë apo një tjetër arrin të bëjë dredhi të rregullave dhe ligjeve. Shumë klube të përfshira në skandal, këto vitet e fundit, disa arrestime dhe hetime, por shumë pak është bërë për të shmangur këtë fenomen.
Një hetim i ndjekur nga “Repubblica” për Udinezen ka nxjerrë në dritë fakte të reja. Pas një hetimi të parë mbi paratë e lidhura me familjen Poco (hetimi hidhte bazat mbi të cilat nisi edhe ndjekja e Guardia di Finanza në Udine në 2014, që çoi familjen Poco të paguante 11,5 mln euro për një shkelje fiskale prej 63 mln eurosh, procediment penal ende i paarkivuar), vijon me hetimin te bota e friulianëve. Ku përfundojnë paratë e Pocos dhe si ka mundësi që kjo familje kontrollon klubin duke pasur vetëm 0,57% të aksioneve? Sipas të përditshmes, kasaforta ndodhet në Dubai me emrin Hidden Owl, ose ndryshe “Bufi i Fshehur”. Kasaforta e familjes gjendet në një zonë “offshore” në aeroportin e Dubait, më saktësisht brenda skedarit numër 4EA-720, në zonën “Dubai Airport”, natyrisht ku mund të futesh me një pass special.
Klubi kontrollohet 50% nga trust Calumag, që kontrollonte Udinezen deri në mars 2016, dhe 50% benefitet shkonin për Xhino Pocon. Përveç Pocos, nga trusti Well, edhe familja, me të motrën Magda. Sipas një burimi të kualifikuar, Hidden Owl bën të mundur shpërndarjen e parave të plusvlerave të futbollistëve që klubi nuk nënshkruar në balance (nëse do të konfirmohej, bëhet fjalë për shkelje), por sipas “Repubblica” nuk ka asnjë gjurmë për këtë.
Hetuesit nuk kanë arritur kurrë që të shkojnë më tej se disa firma me seli në Luksemburg, por “Repubblica” ka shkuar më tej. Në Spanjë, ndërkohë, vazhdojnë hetimet për Granadën, tjetër klub që zotërohej nga Poco, deri kur e shitën, apo të shkëmbimeve mes Udinezes dhe Uatfordit.
Sipas spanjollëve, tre klubet gjeneronin fitimet e shitjes së lojtarëve që shkëmbehen mes tyre dhe në këtë mënyrë nuk paguajnë taksat. Është arrestuar edhe Kike Pina, njeriu i familjes Poco në Spanjë.