Kukësi vijon prezantimet dhe ashtu si paralajmëroi dje, pas prezantimit të Arlind Kalasë, sot ka ardhur zyrtarizimi i radhës.
U bë e kryer që dje në fakt dhe sot ka ardhur firma me shqiptaro-maqedonasin Edis Maliqi. 23-vjeçari nga Shkupi aktivizohet si mbrojtës i djathtë dhe është një lojtar shumë interesant.
Maliqi ka shkuar në vitin 2015 te Shkupi dhe në dy sezonet e fundit ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij ekipi, duke luajtur 61 ndeshje kampionati nga minuta e parë.
Me afrimin e tij Kukësi shton konkurrencën në mbrojtje, ndërkohë që së shpejti pritet edhe një mbrojtës i majtë.