Atalanta është duke programuar të ardhmen dhe ajo mund të jetë pa Etrit Berishën. Sipas medieve italiane, portieri kuqezi mund të sakrifikohet në merkato, duke qenë se bergamaskët duan t’i japin një shans italianit Golini, që u mor nga Aston Vila.
Sakaq, i dyti mund të jetë Radunoviç (që është kthyer pas huazimit nga Salernitana), ndërsa i tretë pritet të jetë u riu Karneseki, i ardhur nga Primavera. Kështu, pas largimit të Kristantes, por ndoshta edhe të Alhandro Gomezit, me Kaldarën që ka përshëndetur dhe sidomos me Spinacolën që është i Juventusit, bluzinjtë mund të shesin edhe portierin shqiptar. Do të mjaftoheshin me 8 mln euro për kartonin e tij, edhe pse ende nuk ka ardhur asnjë ofertë apo interesim.
Sezoni – Për Berishën është mbyllur një tjetër sezon mjaft mirë, teksa ai u transferua në verën e vitit 2016 nga Lacio për 5 milionë euro, të cilat bluzinjtë i paguan pas një huazimi 1 vjeçar. Sakaq, një tjetër fakt që shtyn largimin e portierit shqiptar është se edhe Sportielo do të kthehet nga Fiorentina pasi vjollcët nuk e kanë blerë.