Do të jetë Besnik Prenga trajneri i ri i skuadrës së Laçit. Pas largimit të Gentian Mezanit klubi kurbinas nisi që të kërkonte për një timonier të ri dhe gazeta mëson se është 49-vjeçari i lindur në Mirditë e ka gjetur akordin me drejtuesit kurbinas, mëson Sport Ekspres.
Prenga është një emër i njohur në Shqipëroi, pasi në kohën e tij është aktivizuar me skuadrat e Kastriotit dhe Partizanit në vitet 1990 deri në 1992. Besniku është babi i lojtarit të Kombëtares shqiptare Herdi Prenga.
Në edicionin që sapo është mbyllur ka qenë trajner i skuadrës së Luçkos në Kroaci,ndërsa ka punuar me sukses me të rinjtë e disa klubeve, por tani do të nisë një tjetër aventurë në Shqipëri. Prenga veçohet për punën me të rinjtë dhe mund të jetë një zgjedhje e goditur nga ana e drejtuesve bardhezi, duke marrë në konsideratë faktin se Laçi është skuadra me moshën mesatare më të ulët në vend.