Dy investime të rëndësishme të Tiranës

97 ndeshje në tre sezonet e fundit, lojtar titullar i Tiranës dhe ish-pjesëtar i skuadrës shpresa, mbrojtës i majtë, një ndër pikat më të forta në skuadër, prodhim i akademisë bardheblu. Jo rastësisht Tirana rinovoi me Hoxhallarin, me terma financiare të kënaqshme për lojtarin. Ai do jetë bardheblu edhe për dy vite dhe Tirana projekton me të në bord jo vetëm suksese sportive, por dhe financiare. Ky sezon pritet të jetë shpërthyes nga pikëpamja e tregut. Tirana kërkon që lojtari të luajë në nivele të larta, në mënyrë që verën e ardhshme të krijohet mundësia e shitjes së tij. Në këto 2 vite ka pasur oferta për të, por klubi kërkon të përfitojë të paktën 150 mijë euro nga shitja e tij.

E njëjta situatë për Albi Dokën. Prodhim i Akademisë së klubit, lojtar i skuadrës Under-21, ka dhe dy vite kontratë. Drejtuesit shpresojnë që mbrojtësi i djathtë të ketë sezonin e tij më të mirë në Superiore, duke ia rritur vlerën dhe duke e konsideruar një aset të rëndësishëm, jo vetëm sportiv, por edhe financiar. Ofertat për të nuk kanë munguar, por klubi dëshiron të marrë 300 mijë euro dhe nëse bën një sezon fantastik në Superiore, kjo shifër mund të përfitohet verën e ardhshme.

Tirana me krahë, lojtarë të rinj dhe me perspektivë, kërkon nga ata fitore në fushë dhe në llogarinë bankare.

Gjergji Stefa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *