Jaja Ture dhe Pep Guardiola nuk u ndanë si miq, por asnjë prej tyre nuk kishte folur keq për tjetrin deri tani. Mesfushori nuk luajti shumë sezonin e shkuar, por ishte agjenti i tij ai që sulmonte hapur trajnerin e Mançester Sitit, aq sa Pep një moment e humbi durimin dhe kërcënoi: “Jaja Ture nuk luan më, nëse agjenti nuk kërkon falje publike”.
Gjithsesi, askush nuk e priste që Jaja Ture të shpërthente në akuza të rënda, në një intervistë lëshuar për France Football.
Revista franceze ka publikuar sot pak fjali nga intervista që do botohet se shpejti.
“Do t’ua çjerr maskën Guardiolës. Ai është treguar mizor me mua dhe nuk i ka qejf futbollistët afrikanë, ma kanë thënë edhe lojtarë të tjerë. Ndoshta ai me shihte si rival, se po i merrja vëmendjen që donte ai, ndaj nuk luaja, edhe pse kisha statistika me të mira se të tjerët. Ne afrikanët nuk trajtohemi njësoj si të tjerët. A do sillej ashtu Guardiola me Iniestën?”.