Bakaj një fundjavë ndryshe, shënon golin e jetës

Prej disa muajsh luan në Bjellorusi, ku është lojtar shumë i rëndësishëm i Shahtjor Soligorsk, por këtë fundjavë Elis Bakaj ka munguar për herë në parë tek ekipi bjellorus.

Sulmuesi është kthyer në Tiranë prej disa ditësh, për shkak se sot është martuar me të fejuarën e tij, bukuroshen rumune Andrea, me të cilën është i lidhur prej vitesh.

Një ceremoni e bukur, kryesisht për familjarët, por ka pasur edhe miq futbollistë, si Shameti, Imami, Karabeci e shumë të tjerë.

Ndërkaq, Shahtjori e ka përshëndetur me fitore, sepse dje triumfoi 1-0 në fushën e Neman Grodnos, duke regjistruar fitoren e katërt rresht në kampionat dhe duke qenë tashmë në vendin e katërt në renditje, 7 pikë larg BATE-s kryesues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *