Xhixhi Bufon dhe PSG janë shumë pranë. Gjatë ditës, klubi parisien ka rritur sërish pretendimet dhe, këtë herë, avokati i Bufonit ndodhet në Paris për negociatat. Në mbrëmje, për lamtumirën e Pirlos, ish-portieri i Juventusit ka analizuar situatën: “PSG? Kam nevojë të marr një javë pushim për të qëndruar rehat dhe të analizoj gjithçka. Në moshën 40 vjeç duhet të marrësh vendimet e duhura me racionalitet. A flas frëngjisht? Jo!”.
Negociata – Përveç një rroge të lartë me 2 vjet kontratë, rreth 4 mln euro neto, tashmë ish-portierit të Juventusit i është ofruar edhe një rol si dëshmitar në Botërorin 2022 në Katar.
Italia – Gjithmonë gjatë festës së Pirlos, Bufon ka përsëritur “jo”-në e Italisë: “Duke qenë se në kombëtare jam bërë një problem në dy vitet e fundit, për vlerësim dhe krenari që kam për veten, po hiqem nga skena. Nuk dua të bezdis askënd dhe sidomos t’i vë në siklet”.