Atletiko ka fituar Europa League, por historia në Europë nuk është mbyllur ende për këtë sezon sa i përket qytetit të Madridit… Në fakt, Real Madridi është në finalen e Champions, ashtu si edhe dy vitet e shkuara dhe, nëse e fiton trofeun, atëherë do të “regjistronte” kryeqytetin e Spanjës në histori, pasi kurrë më parë ekipet e një qyteti nuk kanë fituar në një edicion dy kupat e Europës (Europa League dhe Champions League).
Kurrë më parë nuk ka ndodhur një event i tillë dhe sigurisht që vështirë të ndodhë edhe në të ardhmen. Kujtojmë që dy klubet janë ndeshur dy herë edhe në finale të Champions League, duke vendosur një tjetër rekord, pasi gjithashtu kjo nuk është verifikuar më parë.